Berisha: Rama po blen kohë për Ballukun, pasi mori Kushtetuesen po uzurpon edhe Parlamentin

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor institucionet për të fituar kohë dhe për të mbrojtur mandatin e Belinda Ballukut.

Në një deklaratë nga selia blu, Berisha komentoi ngjarjet e ndodhura në Kuvend gjatë seancës së fundit, duke theksuar se tensionet dhe kaosi ishin pasojë e drejtpërdrejtë e mbylljes së hapësirave parlamentare për opozitën.

Sipas tij, deputetëve të opozitës u është mohuar çdo e drejtë kushtetuese për debat dhe përfaqësim, duke e detyruar opozitën të reagojë.

Berisha theksoi se beteja politike nuk do të ndalet dhe do të vijojë si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit, të cilin e cilësoi si “tempullin e lirisë së shqiptarëve”.

Ai akuzoi Ramën se, pasi ka vënë nën kontroll Gjykatën Kushtetuese, tani po vepron për të uzurpuar edhe Parlamentin, duke shkelur hapur Rregulloren dhe parimet e shtetit të së drejtës.

Sipas Berishës, veprimet e mazhorancës synojnë vetëm zvarritjen e procedurave dhe mbrojtjen politike të zyrtarëve të përfshirë në hetime, ndërsa opozita do të vazhdojë përballjen pa asnjë kompromis.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related