Berisha: Rama i firmosi lejen e azilit politik Veliajt, pas kërcënimit

Data

Një dhuratë të pazakontë për Erion Veliajn. Kështu e ka konsideruar kreu i PD-së, Sali Berisha deklaratën e djeshme të kryeministrit Edi Rama në lidhje me hetimet për kryebashkiakun e Tiranës.

Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, Berisha shprehet se Rama me deklaratën se “Veliajt po i bëhet linçim publik i neveritshëm dhe se po i cënohet familja”, sipas liderit demokrat firmosi azilin politik të kryebashkiakut në çdo vend që ai do ta kërkojë.

Berisha përmend dhe dy qëndrimet e Ramës që mbajti ndaj Veliajt brenda dy ditësh dhe sipas kreut të PD-së, kjo ndodhi pasi kryeministri u kërcënua nga kryebashkiaku se do t’ia kthejë në kurriz ato që ia ka bërë.

“Edi Rama i bëri dje Erion Veliajt dhuratën më të pazakontë për vitin e ri 2025. Ai de facto, me deklaratën e tij se Erion Veliajn po e linçojnë në vendin ku ai është kryeministër, i firmosi lejen e azilit politik pothuajse në cilindo vend që ai ta kërkojë, pasi linçimi është një akt i dënueshëm dhe që meriton mbrojtje kudo që kërkohet.

Pardje, Edi Rama deklaroi se Erion Veliaj po hetohet si gjithë të tjerët dhe çdo njeri mund të hetohet dhe çdo i hetueshëm nuk është i fajshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related