Të paktën tre persona, përfshirë edhe autorin e dyshuar, kanë humbur jetën pas të shtënave me armë në një bar në Teksas, SHBA.
Ngjarja ndodhi në zonën West 6th Street rreth orës 01:00 me orën lokale. Si pasojë e sulmit u plagosën 14 persona të tjerë që ndodheshin në ambientet e lokalit, ndërsa tre prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë për jetën.
Autoritetet amerikane nuk kanë bërë ende publik identitetin e autorit të dyshuar dhe as motivin e sulmit. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.
