Korrupsioni tek Enti i Banesave/ SPAK dërgon për gjykim 8 të pandehur, merrnin nga 10 mijë euro

Data

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim duke marrë 8 të pandehur në lidhje me korrupsionin tek institucioni i Entit Kombëtar të Banesave, të cilët premtonin dhënien e banesave sociale kundrejt shumave monetare, në qytetin e Durrësit.

Të pandehur janë marrë shtetasit Gëzim Sylaj, Vasil Karasaliu, Viola Mema, Behare Luzi, Enxhi ÇelajGazmend Panxha, Shyqyri Dema dhe Sokol Sylaj.

Pesë prej tyre kishin ngritur një skemë përfitimi të paligjshme duke u prezantuar si punonjës me funksione drejtuese dhe vendimarrëse në dhënien e disa banesave sociale që ndodheshin në zonën e Spitallës në Durrës kundrejt përfitimit të shumës nga 5 deri në 10 dhe 15 mijë eurosh, e cila do të shërbente për bllokimin e banesës dhe dhënies së “kafeve” ndaj të tretëve.

Ndërsa tre të tjerë akuzohen si persona që kanë dhënë shumat monetare, me qëllim përfitimin e banesave sociale. Hetimet për rastin në fjalë kanë nisur pas një denoncimi të transmetuar në emisionin “Fiks Fare”.

“Sipas akteve të administruara për këtë procedim penal, ndër të tjera, edhe informacioni paraprak i depozituar nga redaksia e emisionit investigativ “Fiks Fare” në televizionin kombëtar “Top Channel”, jemi vënë në dijeni se një bashkëpunëtor i këtij emisioni gjatë muajit Janar 2023, ka mundur të realizojë disa takime me të pandehurin Vasil Karasaliu (punonjës pranë Ujësjellës Kanalizime në Durrës), i cili, i ka premtuar përfitimin e një banese sociale në zonën e Spitallës Durrës, kundrejt dhënies si shpërblim të shumës prej 15,000 euro.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related