Berisha pas vendimit të Kushtetueses: Rama diktoi gjykatën, Balluku u rikthye në detyrë

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ashpër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin në detyrë të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila ishte pezulluar nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO).

Gjatë fjalës së tij në takimin me demokratët në Elbasan, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar vendimin si të diktuar politikisht.

“Sot iu hoq masa e pezullimit dhe nesër shkon në zyrë si zv.kryeministre. Balluku e ka kapur Ramën prej fyti. Rama sot diktoi Gjykatën Kushtetuese dhe u hoq pezullimi,” deklaroi Berisha.

Sipas tij, vendimi nuk është një akt i drejtësisë, por rezultat i presionit politik të kryeministrit ndaj institucioneve të pavarura. Berisha e lidhi këtë çështje me hetimet ndaj Ballukut për tenderin e tunelit të Llogarasë dhe Lotin 4 të Unazës së Madhe, duke theksuar se bëhet fjalë për afera të rënda korruptive.

Kryedemokrati paralajmëroi gjithashtu nisjen e protestave masive kundër qeverisë, duke bërë të ditur se Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet urgjentisht për të vendosur hapat e ardhshëm.

“Nuk rrihet më. Nesër mblidhet Kryesia e PD-së dhe do të vendosë për fillimin e revoltave që nuk do të ndalen derisa Edi Rama të largohet. Protesta do të jetë e pandërprerë,” u shpreh Berisha.

Ai shtoi se opozita nuk do të pranojë atë që e quajti “farsë politike dhe institucionale”, duke theksuar se beteja e demokratëve është për votën e lirë dhe rikthimin e shtetit të së drejtës.

“O do votojmë të lirë, ose do shuhemi si shoqëri. Kjo nuk është demokraci. Janë diktaturat që përfundojnë aty ku e kanë vendin,” përfundoi Berisha.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur pezullimin e përkohshëm të masës së ndalimit të ushtrimit të funksionit publik për Belinda Ballukun, ndërkohë që çështja do të shqyrtohet në themel në një seancë publike më 22 janar 2026. Hetimet e SPAK ndaj Ballukut vijojnë dhe përfshijnë dy procedura të rëndësishme tenderuese.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related