Berisha nga Sukthi: “Balluku u kap me 50 mln euro te Tuneli i Llogarasë, Rama po bën ligje për të mbrojtur vjedhjet”

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarët në Sukth, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, duke e akuzuar për varfërimin e shqiptarëve dhe përpjekje për të mbrojtur zyrtarët e saj nga drejtësia.

Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se rritja e çmimeve ka qenë shumë më e lartë se rritja e pagave, pensioneve dhe ndihmës ekonomike, duke theksuar se kjo situatë ka shtyrë shumë familje drejt varfërisë dhe emigrimit.

Sipas tij, çmimet e ushqimeve bazë në Shqipëri janë 17% më të larta se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian, ndërsa qytetarët përballen me vështirësi të përditshme për të përballuar jetesën.

Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë për shpërdorim të pasurive publike, duke përmendur Portin e Durrësit dhe projekte të tjera strategjike, që sipas tij janë dhënë në mënyrë të dyshimtë.

Ai u ndal veçanërisht te çështja e Tunelit të Llogarasë, duke pretenduar se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është kapur në shkelje lidhur me 50 milionë euro të këtij projekti. Sipas Berishës, në vend që zyrtarët të përballen me drejtësinë, mazhoranca po tenton të ndryshojë ligjin për t’i mbrojtur ata.

“Zëvendëskryeministrja është kapur në flagrancë. Në vend që të paraqiten para drejtësisë, ata nxjerrin ligje për të mbrojtur grabitjet,” u shpreh Berisha para mbështetësve të tij.

Takimi në Sukth u zhvillua në kuadër të turit të “Foltores”, ku opozita po mobilizon strukturat dhe simpatizantët për aksionin e saj politik në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related