E-albania është kthyer në kurth”/ Berisha: Banorëve po u kërkohet para pas aplikimit

Data

Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti një konferencë me gazetarët mesditën e sotme nga selia blu.

Berisha foli për turin e tij të takimeve në jug të vendit dy ditët e fundit.

Kryedemokrati tha se aplikacioni e-albania është shndërruar në një kurth gjobash për banorët e jugut.

Konstatova me dhimbje të madhe, se jugu lëngonte për mungesën e qindra-mijërave të rinjve të larguar nga ato zona. Nëse largohen pak km nga deti në zonat e jugut, fillon një shkretëtirë në raport me banorët. Një pakësim jashtë imagjinate. Shkolla të mbyllura, klasa kolektive, qendra shëndetësore të mbyllura me ferra. Mungesë mjekësh, mungesë shërbimesh. E-albania kurthi më i keq i kohëve të Edi Ramës.

Në jug ishte kurthi i gjobave. Aplikonte borshioti apo himarioti për të marrë dokumentat e tokës. 2 muaj heshtje mortore. Pas dy muajsh, i vinte sekseri. Ke aplikuar i thoshte, atë herë për 1 dynym tokë, duhet të japësh 5 mijë euro. Për dynymin 5 mijë e më shumë. Njësoj si Lubi Balluku që i ndan rrugët me lote, e-albania i ndan me dynym. Atje mungesa e të gjitha zyrave. Shkatërrim i qyteteve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related