Berisha mban peng bashkimin’, Pampuri ia “plas në sy” Bardhit: Përqafohet me ata që e quanin vrasës

Data

Deputetja demokrate Oriola Pampuri thotë se Sali Berisha është njeriu që po mban peng bashkimin e dy grupimeve në Partinë Demokratike. Sipas saj, lideri historik i së djathtës shqiptare është nën hetim dhe duhet të ishte tërhequr, për të lënë partinë në rrugën e saj.

“Ai (Sali Berisha) është drejtuesi i Rithemelimit dhe këta janë nënkryetarët. Por ka një moment reflektimi, në momentin që po hetohesh bën disa hapa pas (i referohet Sali Berishës). Por nuk mund të përdorësh partinë ti zotëri që të mbash peng dy grupime”, tha ajo në një intervistë televizive.

Deputetja e Partisë Demokratike zyrtare, theksoi se me deputetët e grupimit tjetër nuk kanë asnjë problem, sepse janë kolegë dhe e respektojnë njëri-tjetrin. “Ne jemi kolegë me njëri tjetrin, kundërshtari ynë është Edi Rama”, vijoi Oriola Pampuri.

Duke ju referuar thirrjeve për bashkimin e dy grupimeve, ajo shtoi se ai proces duhet të ndodhë mbi bazën e disa parimeve dhe jo rregullave amorale. Sipas Oriola Pampurit, Gazment Bardhi deri dje i akuzonte kolegët e tij të Rithemelimit dhe sot përqafohet me ta.

“Bashkimi është i rëndësishëm. Por bashkimi ndodh në bazë të disa parimeve. Por bashkimi amoral nuk të çon asgjëkundi. Bashkimet bëhen në bazë të disa parimeve dhe PD ka disa kauza të rëndësishme, si mbështetja e SPAK, mbështetja ndaj aleatëve dhe nongratat.

 

Ai që është bërë kryetari i atyre atje, (Bardhi) deri dje i akuzonte për bashkëpunëtorë të trafikantëve në Angli, sot përqafohet me ata. Ata të tjerët e akuzonin (Bardhin) për vrasje. Këto janë bashkime të çmendura”, vijoi deputetja demokrate.

Ajo i referohet ngjarjes së ndodhur në Elbasan pak vite më parë, kur Struktura e Mbrojtjes së Votës e Partisë Demokratike u përplas me armë me militantët e Partisë Socialiste dhe për pasojë humbi jetën mjeku Pjerin Xhuvani. Në krye të shtabit të PD në Elbasan ishte Gazment Bardhi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related