Berisha kundër zgjedhjes së Endri Shabanit: Asnjë deputet demokrat nuk e mbështeti, firmat u tërhoqën

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se Endri Shabani nuk është zgjedhur Avokat i Popullit me firmat e PD-së dhe hodhi poshtë pretendimet e mazhorancës për të kundërtën.

Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Berisha tha se dhënia e firmave për kandidaturën e Shabanit ishte një gabim i deputetëve dhe kërkoi ndjesë publike për këtë akt të nxituar. Ai theksoi se të gjitha firmat e ligjvënësve demokratë janë tërhequr me firmë dhe jo përmes deklaratave publike, duke i bërë të pavlefshme për procesin zgjedhor.

“Ka qenë një gabim i padiskutueshëm i çdo deputeti që firmosi. Firmat u dhanë gjatë një periudhe kur u vendos koalicioni opozitar për mbështetjen e kandidatit të bashkisë për Tiranën. Por ato janë tërhequr me firmë dhe nuk mund të konsiderohen si mbështetje reale. Në çdo parim ligjor, Shabani nuk është kandidat i opozitës”, tha Berisha.

Kreu i PD-së shtoi se vendimi i mazhorancës për të emëruar Shabanin është antiligjor dhe antikushtetues, pasi nuk kishte asnjë propozim apo votë të deputetëve demokratë: “Çdo koment tjetër është vetëm mbështetje e verbër për veprimin e Ramës. Asnjë deputet i PD nuk ka votuar për Endri Shabanin.”

Berisha u shpreh gjithashtu se, pavarësisht përpjekjeve të mazhorancës për të paraqitur zgjedhjen si mbështetur nga opozita, realiteti ligjor dhe procedural është i qartë: Shabani u emërua pa firmat e PD-së dhe pa mbështetje demokratike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related