PS merr Avokatin e Popullit, Berisha ndërpret çdo negociatë me maxhorancën

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi me tone të forta në mbledhjen e Kryesisë së PD-së pasi maxhoranca socialistë zgjodhi Avokatin e Popullit, duke anashkaluar kandidatët e opozitës.

Berisha deklaroi se PD ndërpret çdo lloj debati, diskutimi apo negociate me maxhorancën për emërime apo poste të tjera publike. “Ne do t’i përgjigjemi kësaj situate duke ndërprerë çdo diskutim për çdo funksion apo post me partinë e krimit,” tha ai.

Kreu demokrat theksoi se PD kishte kandidatura të tjera të forta për këtë pozicion, dhe akuzoi mazhorancën për veprime antikushtetuese që i mohojnë opozitës të drejtën e pjesëmarrjes së barabartë në procesin e emërimeve.

“Procesi për Avokatin e Popullit përfundoi me shkelje të qarta. Ne kishim kandidaturën tonë, dhe ata që thonë se nuk u fol për kandidatët tanë, gënjejnë. Për të gjitha postet e tjera, do të veprojmë në të njëjtën mënyrë, pa negociata me palën dhunues,” shtoi Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related