4 koncesionet në shëndetësi që masakruan taksat e shqiptarëve, nga faturat fiktive të Vilma Nushit, te investimet “fantazmë” të Klodian Allajbeut, ja 4 dosjet në tavolinën e SPAK që pritet të shpërthejnë “qelbin” e korrupsionit

Data

Prokuroria e Posaçme (SPAK) po përgatit goditje shumë të forta që pritet të tronditin zyrtarët e lartë. Burime bëjnë me dije se priten arrestime “VIP” nga hetimet ndaj 4 koncesioneve korruptive me vlerë mbi 500 milionë euro (Hemodializa, Sterilizimi, Check Up dhe Laboratorët), të cilat po hetohen nga Prokuroria e Posaçme. Themi ‘koncensione korruptive’ bazuar në disa raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit të cilat sipas burimeve të gazetës SOT janë dorëzuar në SPAK. Ka prova dhe dyshime të forta se në këto koncesione fituesit janë diktuar me pazar në tavolinë, përmes një procedurë fasadë dhe me shumë implikime të rënda, ku natyrisht janë ndarë fitimet sipas roleve. Së dyti, dhe që është më e rëndësishmja, janë vjedhur paratë publike përmes zbatimit jo të rregullt dhe të deformuar të kontratave koncensionare. Kreu i SPAK Altin Dumani e ka thënë në daljet e tij për shtyp se dosjet e koncesioneve të ‘Sterilizimit’ dhe të ‘Check Up’ do të mbyllen sa më shpejt të jetë e mundur dhe do të çohen pas hekurave personat përgjegjës. “Më shqetësojnë shumë çështjet e mbartura, kam qenë kërkues me prokurorët që çështja të përshpejtohet, kaq mund të bëj unë, të kërkoj llogari pse nuk po ecën çështja. Këtë e kam bërë, është në përgjegjësinë e prokurorit, po bëhen veprime”, ka thënë ai. Pra është çështje kohe prerja e fletë-arresteve për zyrtarët e lartë të korruptuar.

Pritet goditja e Beqajt

Si fillim, tronditja e madhe nga prokurorët specialë do të ndodhë te koncensioni 100 milionë euro i sterilizimit. Pas arrestimit të zbatuesve të skemës së vjedhjes, përmes fryrjes fiktive të kostos së shërbimit, radhën e ka Ilir Beqaj, i cili përflitet se ka marrë të paktën 10 milionë euro vetëm nga ky koncension. Ilir Beqaj dyshohet se ka finalizuar edhe dy koncensione të tjerë korruptivë, duke aplikuar të njëjtën skemë. Bëhet fjalë për koncensionin 84 milionë euro të hemodializës, me përfitues Klodian Allajbeun, zhvatësin e madh të fonde publike, simbol i mosndëshkimit, i kamufluar me kompani nga një gomisteri në Berat deri në Holandë. Ky i fundit ka përfunduar në SPAK. Pak ditë më parë, gazeta “SOT”raportoi se në Prokurorinë e Posaçme është depozituar kallëzimi penal ndaj “oktapodit të koncesioneve” duke kërkuar që ai të hetohet për akuzat e “falsifikimit të dokumenteve”, “vjedhjes me anë të mashtrimit të pasurisë publike”, “korrupsionit aktiv të funksionarëve publikë”, “fshehjes së të ardhurave” dhe “pastrimit të parave”. Përveç këtyre akuzave, janë kërkuar hetime edhe për një sërë kompanish, për të cilat ka dyshime të forta se kontrollohen në mënyrë indirekte nga Klodian Allajbeu, përmes personave të besuar. Të gjitha raportet e KLSH për koncesionet në shëndetësi kanë shkuar në SPAK.

Hetimet për Check Up

Koncensioni i dytë korruptiv që mban sërish emrin e Ilir Beqajt është ai Check Up, me kosto 130 milionë euro, me përfituese Vilma Nushin. Kjo e fundit, dyshohet se ka gllabëruar miliona euro nga buxheti i shtetit pa bërë asgjë. Brenda gushtit kjo dosje mund të kopsitet dhe një nga të rrezikuarat kryesore që mund ta pësojë njësoj si biznesmeni Ilir Rrapaj është Vilma Nushi. Thuhet se hetuesit kanë zbuluar se Vilma Nushi është paguar për punë të pakryer si dhe për analiza fiktive.

Ja pse Vilma Nushi është më e rrezikuara

Bëhet me dije se Vilma Nushi është paraqitur në SPAK disa kohë më parë duke dhënë dëshminë e saj para prokurorëve specialë. Në dosjen që po heton SPAK, rrezikojnë 10 persona, mes të cilëve ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, ministren aktuale Ogerta Manastirliu, drejtues dhe ish-drejtues të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe aksioneren e kompanisë përfituese të Check-Up, Vilma Nushin. Nisur nga kallëzimi i depozituar në SPAK, prova dhe fakte tregojnë shkelje të ligjit në dy faza, në procedurën e dhënies me koncesion, përzgjedhjen e fituesit, si dhe zbatimin e kontratës. Mësohet se SPAK ka marrë në duar kontratën e nënshkruar si dhe dokumente nga kompania e zonjës Nushi, ndërkohë që krahas kësaj të fundit janë marrë në pyetje edhe drejtues të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë. Prokuroria e Posaçme ka thirrur për të dhënë deklarime, lidhur me kryerjen e check up-it  dhe 70 qytetarë nga Elbasani.

7 milionë eurot që i jepen çdo vit klientes së Edi Ramës

Sipas të dhënave zyrtare të evidentuara nga PD: Vilma Nushi është paguar rreth 60 mln Euro për një shërbim që deri më sot nuk është vërtetuar që ka kryer, në të kundërt, ka shtuar stress te qytetarët për shkak të cilësisë jo të mirë të analizave, ka shtuar harxhimet të familjet që nuk i besuan check up dhe i përsëritën në privat analizat; ka shtuar stress të mjekët e familjet që janë të detyruar të punojnë për Vilmen dhe me target të caktuar nga Ministrja, ka nxjerrë burrat shtatzënë dhe gratë me prostatë. Mikesha e Edi Ramës, është paguar miliona Euro cdo vit për shërbime të pakryera, për qindra mijë analiza check up të pakryera asnjëherë.  Që në vitin e parë, 2015, Rama i pagoi Vilmës për rreth 151,413 mijë analiza check up të pakryera kurrë. 1,7 mld lekë fitime bruto në vetëm 9 muaj. 2016: 145,445 2017: 158,399 2018: 46,109 Total: 501,366 Vlera: 924711 8.5 mln Euro dëm, para të shkuara në xhepat e Vilma Nushit si tranzit për sponsorizimet e karriges së Edi Ramës. Edhe periudha e COVID, kur shqiptarët luftonin me virusin, të braktisur nga Qeveria, u shfrytëzua për fitime. Jo vetëm check up nuk u shfrytëzua për ti ardhur në ndihmë popullsisë, në mënyrë që çdo qytetar të mund të kryente analizat për COVID falas, por RAMA – Nushi e shfrytëzuan për t’i dhënë fonde për analiza të pakryera.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related