Kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj në emisionin ‘Log.’ të gazetarit Endri Xhafo në News24 ka sqaruar sepse iu drejtua Komisionit të Venecias lidhur me atë që po ndodh me afatet për përfundimin e mandatit të saj.
Zaçaj tha se i është drejtuar Venecias, si një organ këshillimor.
“Unë e mora me seriozitet dhe vendosa dhe meqe duket sikur këtu kemi një situatë që nuk është e rregulluar dhe nuk bazohet në praktikën 32 vjeçare vendosja ti drejtohem Komisionit të Venecias në kompetencën time si kryetare. Publiku duhet të kuptojë që situata ime është një situatë e vështirë sepse kam një mbivendosje të funksioneve, kam funksionin e kryetarit që duhet të kryejë këtë procedurë, kam edhe mandatin e gjyqtarit, që është në pikëpyetje nëse është duke mbaruar.
Në vijim ajo tha se iu drejtua mbledhjes së gjyqtarëve për të hequr çdo dyshim se po shpëtoja karrigen time, meqë jam edhe Kryetare e Gjykatës Kushtetuese.
“Kjo mbledhje gjyqtarësh, unë nuk kam qenë e pranishme. Gjykata duhet të veprojë lirisht. Një mbledhje që del me votim ne e kemi si detyrim që të shpallim rezultatin. Mbledhjet për përfundimin e mandateve nuk zgjasin më shumë se 30 minuta”, tha Zaçaj.
