Berisha e përjashtoi nga gara për kreun e PD, Salianji: Asgjë s’na ndal, do vijojmë takimet në gjithë Shqipërinë

Data

Ish-deputeti i Partia Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar nga Peshkopia pasi u përjashtua nga gara për kreun e PD-së, duke deklaruar se do të vijojë takimet me demokratët në të gjithë vendin.

Gjatë fjalës së tij para mbështetësve, Salianji tha se lëvizja që ai ka nisur brenda Partisë Demokratike nuk do të ndalet nga asnjë vendim politik.

“Asgjë nuk do na ndalë ne. Do vijojmë takimet në gjithë Shqipërinë, njerëzit po na presin, demokratët po na presin”, deklaroi ai.

Salianji u shpreh se beson te nevoja për ndryshim brenda PD-së dhe tha se partia mund të rikthehet fituese vetëm përmes hapjes dhe përfshirjes së demokratëve.

“Do e bëjmë PD fituese, do i japim Shqipërisë një model tjetër”, tha ish-deputeti demokrat.

Deklaratat e tij vijnë në një moment tensioni të brendshëm në Partia Demokratike, pas debateve për drejtimin e partisë dhe procesin për zgjedhjen e kryetarit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related