Berisha dhe Malltezi të mërkurën në SPAK për akuzën, Petro Koçi: Protesta, motivim anti-shtet

Data

Nesër në dyert e SPAK do të paraqitën sërish ish kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, në mbyllje të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme lidhur me aferën “Partizani”. Berisha dhe Malltezi do të mësojnë akuzat ndaj tyre. Sa i takon kësaj çështje dje ka folur në një media, deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i cili theksoi se për Berishën duhet të ketë ndjekje penale për çështje të tjera më të rënda, ndërsa shtoi se qasja e tij ndaj drejtësisë historikisht ka qenë destruktive.

‘Përderisa SPAK e ka mbajtur Berishën të izoluar për sjelljen e tij destruktive ndaj drejtësisë, ka ardhur momenti të përmbyllet procesi hetimor. Do paraqitet akuza. Komenti im, për mua Berisha duhet të ndiqet penalisht për çështje më të rënda se sa afera Partizani. Sigurisht nëse për çështje të tjera më vonë do ketë kallëzime, prova, jo vetëm Berisha sigurisht do përfundoj në dyert e drejtësisë. Protesta është vijimësi e raportit historik të PD me drejtësinë. Kur drejtësia vepron mbi zotin Berisha motivimi anti shtet është edhe më i madh. Presioni mbi drejtësinë tani është më i madh. Politika duhet të sillet si një politikë pro shtetërore. Dhe me drejtësinë të ketë raport konstruktiv”, deklaroi Koçi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related