Dorëhiqet nga drejtimi i Federal Reserve pas tetë vitesh Jerome Powell, i hap rrugë pasuesit Kevin Warsh mes debatit politik në SHBA

Data

Kreu i Federal Reserve, Jerome Powell, ka njoftuar largimin nga drejtimi i institucionit pas tetë vitesh në krye, duke shënuar fundin e një prej mandateve më të rëndësishme në politikën monetare amerikane.

Vendimi vjen në një moment kur banka qendrore vendosi të mbajë të pandryshuara normat e interesit në intervalin 3.5%–3.75%, në atë që konsiderohet si mbledhja e fundit e Komitetit të Politikës Monetare nën drejtimin e tij.

Gjatë deklaratës së fundit, Powell përshëndeti pasuesin e tij të mundshëm, Kevin Warsh, duke sinjalizuar një tranzicion të qetë në drejtimin e institucionit. Nëse emërimi i Warsh miratohet nga Senati amerikan, ai pritet të marrë zyrtarisht detyrën më 15 maj.

Megjithatë, Jerome Powell nuk do të largohet plotësisht nga institucioni, pasi ka bërë të ditur se do të vijojë të mbajë rolin e guvernatorit të bankës qendrore edhe pas përfundimit të mandatit si kryetar. Ai theksoi se do të mbajë një profil të ulët publik në periudhën në vijim.

Në të njëjtën kohë, Powell u shpreh i kënaqur për mbylljen e një hetimi penal ndaj tij, ndërsa njoftoi se synon të qëndrojë në detyrë të paktën deri në përfundimin e një tjetër hetimi që lidhet me tejkalimin e kostove në rikonstruksionin e selisë qendrore të Fed-it.

Procesi për emërimin e Kevin Warsh ka shkaktuar përplasje politike në SHBA. Një komision i Senatit i dha dritën jeshile kandidaturës së tij vetëm me votat e republikanëve, ndërsa demokratët e kanë kritikuar ashpër, duke e cilësuar si një figurë të afërt me Donald Trump.

Largimi i Powell shënon një moment kyç për politikën monetare amerikane, ndërsa drejtimi i ardhshëm i Fed pritet të ndikojë drejtpërdrejt në ekonominë globale dhe tregjet financiare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related