Berisha: Delegatët votuan për ripërtëritjen e PD-së, roli i grave dhe të rinjve do të forcohet më tej

Data

Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar rezultatet e Kuvendit Kombëtar të zhvilluar më 30 maj, duke e cilësuar procesin si një votë të qartë të delegatëve për ripërtëritjen e strukturave drejtuese të partisë.

Në një konferencë për mediat, Berisha përgëzoi anëtarët e rinj të zgjedhur në Këshillin Kombëtar, si dhe falënderoi të gjithë kandidatët që morën pjesë në garë, pavarësisht rezultatit.

“Kam kënaqësi të informoj se në këtë Kuvend, me përgjegjësi të plotë, delegatët votuan për ripërtëritjen e Partisë Demokratike”, deklaroi ai.

Sipas Berishës, një nga risitë kryesore të forumit të ri është rritja e ndjeshme e përfaqësimit të të rinjve. Ai bëri të ditur se 71 anëtarë të zgjedhur në Këshillin Kombëtar, ose rreth 30 për qind e përbërjes së tij, janë të rinj nën moshën 30-vjeçare.

“Ky është një investim jashtëzakonisht i çmuar që delegatët bënë për forumin drejtues të PD-së. Kjo përqindje ka qenë gati gjysma e saj më parë”, tha Berisha.

Një tjetër zhvillim që ai e cilësoi historik lidhet me përfaqësimin e grave dhe vajzave në strukturat drejtuese të partisë. Sipas tij, për herë të parë është arritur objektivi statutor që rreth 40 për qind e Këshillit Kombëtar të përbëhet nga gra dhe vajza.

“Ky është një hap shumë i rëndësishëm. Janë zgjedhur gra dhe vajza me kontribute reale dhe të çmuara në Partinë Demokratike”, u shpreh kreu demokrat.

Berisha shtoi se roli i grave në parti do të vijojë të forcohet edhe më tej në të ardhmen, duke mos përjashtuar mundësinë që Partia Demokratike të ketë edhe një nënkryetare grua në strukturat e saj drejtuese.

Ai garantoi gjithashtu transparencë të plotë për procesin e numërimit të votave dhe ftoi çdo kandidat që ka dyshime mbi rezultatin t’i drejtohet komisionit për verifikimin e votave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related