Emmanuel Macron: Dialogu me Vladimir Putin kërkon kohë, prioritet garancitë për Ukrainën

Data

Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi se nuk ka urgjencë për të nisur menjëherë dialogun me homologun rus, Vladimir Putin, duke theksuar se procesi kërkon përgatitje dhe koordinim mes vendeve evropiane.

“Nuk është çështje ditësh, po i përgatitim gjërat. Tani duhet të punojmë mbi atë që duam të kërkojmë”, u shpreh Macron.

Ai bëri të ditur se çdo diskutim me Moskën duhet të përgatitet fillimisht mes partnerëve evropianë, në mënyrë që kur të vijë momenti i duhur, Evropa të paraqitet me qëndrim të unifikuar.

Sipas Macron, prioritet mbetet sigurimi i garancive të forta për Ukrainën, por edhe garantimi i sigurisë për vetë vendet evropiane.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related