Eurodeputetja Jutta Paulus: Dhuna nuk është kurrë e pranueshme

Data

Eurodeputetja gjermane e grupit të të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, Jutta Paulus, ka reaguar pas incidenteve të regjistruara mes protestuesve dhe policisë gjatë protestave në Tiranë, duke theksuar se çdo formë dhune është e papranueshme.

Në një prononcim për Politico, Paulus tha se kishte marrë pjesë në protestën e së hënës, të cilën e përshkroi si paqësore dhe me pjesëmarrje të gjerë të familjeve dhe fëmijëve.

E pyetur për përplasjet e së martës para Kuvendit, eurodeputetja sqaroi se nuk ishte e pranishme gjatë atyre ngjarjeve dhe, për këtë arsye, nuk mund të komentonte rrethanat konkrete. Megjithatë, ajo ritheksoi qëndrimin e saj se “dhuna nuk është kurrë e pranueshme.”

Përplasjet para Kuvendit shënuan një përshkallëzim të protestave, të cilat prej më shumë se një muaji ishin zhvilluar kryesisht në mënyrë paqësore. Gjatë protestës, një grup qytetarësh hodhi vezë në drejtim të automjeteve të disa deputetëve, ndërsa policia ndërhyri duke shoqëruar gjashtë aktivistë.

Pas shoqërimeve, protestuesit marshuan drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku kërkuan lirimin e të ndaluarve dhe kundërshtuan përdorimin e forcës nga efektivët.

Në ndjekje të zhvillimeve në Tiranë ndodhen edhe eurodeputetet Ilaria Salis, Tineke Strik dhe Anna Strolenberg, të cilat kanë marrë pjesë në aktivitetet e lidhura me protestat gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related