Belind Këlliçi sulmon Edi Rama: “Zgjodhi karrigen, jo Brukselin” pas zhvillimeve në Athinë

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, pas zhvillimeve të fundit në Greqi që lidhen me heqjen e imunitetit të disa deputetëve të dyshuar për korrupsion.

Në reagimin e tij, Këlliçi theksoi se vendimi i marrë në Athinë tregon një standard tjetër në raport me drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit, duke e krahasuar me situatën në Shqipëri.

Sipas tij, ndryshe nga homologu grek, Rama ka zgjedhur të mbrojë interesat politike dhe pushtetin personal, duke penguar proceset e drejtësisë dhe, sipas tij, edhe integrimin europian të vendit.

“Zgjodhi karrigen, jo Brukselin”, u shpreh Këlliçi, duke shtuar se Shqipëria po mbetet pas në raport me vendet e rajonit, ndërsa Mali i Zi po avancon drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian.

Ai e cilësoi këtë situatë si një pengesë serioze për të ardhmen europiane të vendit dhe bëri thirrje për reagim qytetar ndaj asaj që e quajti “regjim i korruptuar”.

Deklaratat e Këlliçit vijnë në një klimë të tensionuar politike, ku çështjet e drejtësisë, korrupsionit dhe integrimit në BE mbeten në qendër të debatit publik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related