Belind Këlliçi: Nuk jemi në garë më 11 Maj që të bëhet Berisha kryeministër.
Blendi Fevziu: Por po fitoi PD kush do bëhet kryeministër?
Belind Këlliçi: E vendosin vetë demokratët, e ka thënë Berisha. Berisha ka një mision dhe rrethanat historike, rrethanat politike, e detyroi Berishen të rikthehej, të merrte të bashkonte PD, për të larguar këtë model qeverisje. Berisha nuk është këtu për karrierë personale, nuk është këtu për ego, nuk ëhstë këtu për ambicie. Berisha të gjitha gjërat në historinë e këtij vendi, Berisha i ka bërë.
Blendi Fevziu: Kjo deklarata, është deklaratë tamam apo opinion i yti?
Belind Këlliçi: Kjo deklaratë, është deklaratë e Belind Këlliçit, drejtuesit politik të qarkut Tiranë.
Baton Haxhiu: Më mirë mos ta kishe thënë fare.
