Një tjetër rast që duhet të verifikohet nga institucionet përkatëse dhe të merret seriozisht.
Pas një investigimi personal dhe burimesh të sigurta, kam zbuluar disa fakte që ngrejnë shumë pikëpyetje për integritetin e disa zyrtarëve lokalë në Tepelenë.
Makina Range Rover me targa AA 011 CZ rezulton të jetë pronë e një kompanie që ka fituar të gjitha tenderat në Tepelenë pa garë, për shkak të lidhjes së ngushtë me Termet Peçin, kandidat për deputet. Kjo makinë iu dhurua Peçit si shpërblim për favorizimet, dhe më pas u kalua në emër të zyrtarit të bashkisë, z. Sokol Kanushi. Ky i fundit e “shiti” makinën Bashkisë Tepelenë për 30 milionë lekë të vjetra, ndërsa të gjitha paratë, sipas të dhënave, përfunduan në xhepin e Termet Peçit.
Por kjo nuk mbaron këtu.
Termet Peçi ka marrë edhe toka në zonën e quajtur Iluf, Kurvelesh (Tepelenë), ku ka ndërtuar një resort, por pronësia figuron në emër të bashkëshortit të kushërirës së tij, që quhet Besnik Maça – aktualisht drejtor i OSHEE-së. Gjithashtu, një pjesë tjetër e tokave është kaluar në emër të burrit të motrës së tij, me origjinë nga Memaliaj dhe banues në Tepelenë, i quajtur Spartak.
Të gjitha këto të dhëna janë të verifikueshme dhe sipas burimeve të mia, janë plotësisht të sakta. Kush ka më shumë informacione ose prova, është i mirëpritur t’i ndajë.
