Belind Këlliçi akuzon për mungesë transparence mbi “Jet Bank”: “Miliona hidhen në lumë për të mbyllur gojët dhe fshehur të vërtetën”

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar në Kuvend lidhur me çështjen e licencimit të bankës digjitale “Jet Bank”, duke kërkuar rishikimin e menjëhershëm të procesit dhe pezullimin e licencës deri në përfundimin e hetimeve parlamentare.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Këlliçi deklaroi se denoncimet e bëra prej tij për këtë çështje nuk po pasqyrohen në mediat kombëtare, gjë që sipas tij tregon ndikimin e interesave financiare në fshehjen e informacionit publik.

“Po të shihni mediat kombëtare në këtë vend, sfidoj çdo gazetar investigativ apo jo, që për një çështje kaq themelore si hapja e një banke digjitale në Shqipëri, nuk gjeni dot asnjë lajm në më shumë se 1% të portaleve apo mediave tradicionale”, u shpreh ai.

Sipas deputetit demokrat, mungesa e raportimit mediatik lidhet me “paranë e madhe” dhe me përpjekjet për të shmangur transparencën publike mbi procesin e licencimit të bankës.

“Kjo tregon milionat që hidhen lumë për të fshehur një të vërtetë dhe për të vrarë transparencën”, deklaroi Këlliçi.

Debati për “Jet Bank” është kthyer ditët e fundit në një nga temat më të diskutuara politike në Kuvend, ndërsa opozita ka kërkuar sqarime institucionale mbi procedurat e licencimit dhe funksionimin e bankës digjitale.

Nga ana tjetër, qeveria ka deklaruar se licencimi i bankave është kompetencë ekskluzive e Banka e Shqipërisë dhe jo e ekzekutivit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related