Ndërprerja e fondeve IPARD II u bënë pas hetimeve të ndërmarra nga njësia antiukorrupsion e BE, OLAF, me akuzën se 33 milion euro janë vjedhur. Kjo akuzë tashmë që po hetohet edhe nga SPAK.
Ndryshimet në qeveri, largimi i ministres Frida Krifca, në kohën e të cilës ndodhi ndërprerja e fondeve dhe ardhja në krye të ministrisë së bujqësisë Anila Denaj, me gjithë përpjekjet e bëra autoritetet shqiptare nuk arritën do të bindin BE për të çelur fondet IPARD III, që kapnin vlerën e 146 mln eurove.
Ndërkohë që Serbia për vitin 2025 do të marrë 288 mln euro. Ja çfarë thuhet në raportin e BE: “Ka patur progres të progres të kufizuar në ndërtimin e kapaciteteve administrative. Megjithatë nevojitet ngritja e kapaciteteve dhe mbikëqyrja për të siguruar përfundimin e IPARD II dhe fillimin e IPARD III në përputhje të plotë me parimit të menaxhimit të shëndoshë financiar”.
BE ka qenë i gatshëm të japë financim për bujqësinë shqiptare që në vitin 2006, por arriti të përthithë fonde vetëm në 2018 afërsisht 70 mln euro nga programi IPARD II, ku mendohet se gjysma e këtyre fondeve kanë shkuar në rrugët e korrupsionit
