Ai u shpreh se kjo u arrit vetëm falë përmbushjes së detyrave nga vendi ynë, tregues sipas kreut të qeverisë se Shqipëria po ecën me shpejtësi drejt integrimit.
“Ndërkohë kemi një të re shumë pozitive, deklarata e Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos që na përgëzon për shpejtësinë e marrjes së financimit në planin e rritjes, pra përmbushje e detyrave sipas kalendarit dhe programit të dakordësuar për ecurinë e mëtejshme të vendit në rrugën e anëtarësimit. Kështu që besoj se kjo është një shenjtë tjetër e faktit që jemi duke ecur me shpejtësi sipas ritmit të përcaktuar”, tha ai.
