BE me draft-konkluzione për Kosovën dhe Serbinë

Data

Bashkimi Evropian pritet të miratojë me 17 dhjetor një draft me konkluzione në të cilat pritet t’i bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që pa vonesa t’i zbatojnë marrëveshjet e dala nga dialogu.

Zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të dala nga dialogu Kosovë-Serbi, ku përfshihet edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, do të jetë kërkesa kryesore për Kosovën dhe Serbinë, sipas konkluzioneve të draft-dokumentit të zgjerimit që ka përgatitur BE-ja. Ky dokument, që e ka parë DW, pritet të hidhet për miratim më datën 17 dhjetor në takimin e ministrave të BE-së.

Çfarë përmban dokumenti i konkluzioneve?

Në dokumentin e ri të BE theksohet, se rrugëtimi i Kosovës dhe Serbisë drejt integrimeve evropiane varet pikërisht nga këto detyrime. Po ashtu në dokument përmendet edhe situata në veriun e Kosovës, sidomos pas shpërthimit muajin e kaluar në kanalin e ujit Ibër-Lepenc në Zubin Potok. Kosova e fajëson Serbinë për sulmin, por Serbia e mohon kategorikisht përfshirjen.

“Këshilli mbetet thellësisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa të qëndrueshëm për deeskalim, të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe provokative që mund të çojnë në tensione dhe dhunë, dhe të evitojnë retorikën përçarëse“, thuhet në draftin e dokumentit të BE-së.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related