BE kundër presionit rus, Kaja Kallas: Ukraina nuk do të japë territore

Data

Diplomatja më e lartë e Bashkimit Evropian Kaja Kallas është kundër presionit që po i bën Rusia Ukrainës për t’i lëshuar territoret, si pjesë e një marrëveshjeje të ardhshme paqeje.

Duke folur në intervistën e saj të parë në Mbretërinë e Bashkuar që kur udhëheqësit e BE-së iu bashkuan bisedimeve të paqes të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë me Ukrainën, Kaja Kallas tha për “Today” të BBC-së se lejimi i Rusisë të mbajë territoret ukrainase ishte një “kurth në të cilin Putini dëshiron që ne të futemi”.

Rajoni i Donbasit në Ukrainën lindore është kontestuar prej kohësh nga Rusia, me agresion ushtarak që ka detyruar 1.5 milion ukrainas të largohen gjatë dekadës së fundit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related