BBC: Autorët e sulmit në Sydney kishin lidhje me ISIS-in, zbardhen detaje të reja për atentatorët

Data

Mediat britanike raportojnë se dy personat e armatosur të përfshirë në sulmin e përgjakshëm në Sydney kishin lidhje me grupin terrorist ISIS. Sipas BBC, autorët e të shtënave janë identifikuar si 50-vjeçari Sajid Akram, i cili u vra në vendngjarje, dhe djali i tij 24-vjeçar, Naveed Akram, i cili ndodhet në spital në gjendje kritike.

Sajid Akram kishte mbërritur në Australi në vitin 1998 me vizë studentore, e cila më pas u konvertua në vizë partneri dhe më vonë në viza kthimi për rezidentë. Ai zotëronte licencë për armë zjarri për gjueti rekreative dhe ishte anëtar i një klubi armësh.

Nga ana tjetër, Naveed Akram kishte qenë në vëmendjen e autoriteteve që në tetor të vitit 2019. Kryeministri australian Anthony Albanese deklaroi se në atë kohë ishte kryer një vlerësim, sipas të cilit “nuk kishte asnjë tregues për një kërcënim të vazhdueshëm apo rrezik të drejtpërdrejtë për dhunë”.

Megjithatë, transmetuesi australian ABC raporton se Naveed Akram, shtetas i lindur në Australi, ishte marrë në pyetje më herët për lidhje të ngushta me një qelizë terroriste të Shtetit Islamik (ISIS) me bazë në Sydney. Sipas të njëjtit burim, autoritetet kundër terrorizmit besojnë se babë e bir kishin premtuar besnikëri ndaj ISIS-it.

Policia dyshon se sulmuesit ishin përgatitur për sulmin në një pronë me qira afatshkurtër, rreth 30 minuta larg me makinë nga Bondi Beach. Një ndërtesë njëkatëshe në zonën Campsie është shndërruar në një nga pikat kryesore të hetimit.

Po ashtu, oficerët e policisë bastisën edhe shtëpinë e familjes së autorëve, rreth një orë larg nga vendngjarja. Një ish-fqinj i tyre i tha BBC-së se kur pa lajmin për të shtënat, reagimi i tij i parë ishte: “Mendova, o Zot, nuk mund të jenë ata”.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet australiane e kanë cilësuar ngjarjen si një akt të rëndë terrorist, që ka tronditur opinionin publik brenda dhe jashtë vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related