Durrës – 76-vjeçari tenton t’i marrë jetën bashkëshortes, e godet me shkop druri në kokë: arrestohet në flagrancë

Data

Një ngjarje e rëndë dhune në familje ka ndodhur në Durrës, ku një 76-vjeçar u vu në pranga pasi goditi me shkop druri bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime serioze.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit në lagjen nr. 17, pas një konflikti për motive të dobëta. Gjatë debatit, i moshuari A. R., 76 vjeç, ka sulmuar fizikisht gruan e tij, F. D., 70 vjeçe, duke e goditur disa herë në kokë me një shkop druri.

Forcat e Policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës dhe duke arrestuar autorin e dyshuar në flagrancë. Viktima, në gjendje të rëndë fizike për shkak të plagëve të marra, u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim mjekësor.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe motivet që çuan në këtë episod dhune të rëndë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related