Vendet kryesore të Bashkimi Evropian dhe Japonia kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar në garantimin e kalimit të sigurt të naftës në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë.
Deklarata vjen në një moment tensioni të lartë mes Iranit dhe aleatëve të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, pas sulmeve të ndërsjella ndaj infrastrukturës energjetike.
Situata u përkeqësua më tej pasi kompania shtetërore QatarEnergy raportoi dëme të mëdha në kompleksin Ras Laffan, një nga qendrat më të rëndësishme globale për gazin natyror të lëngshëm.
Si pasojë e zhvillimeve, çmimet e naftës u rritën me rreth 10%, ndërsa çmimet e gazit në Europë janë rritur ndjeshëm, duke reflektuar pasigurinë në tregjet ndërkombëtare.
Në deklaratën e përbashkët, liderët europianë dhe japonezë bënë thirrje për ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës civile dhe theksuan se janë të gatshëm të ndërmarrin masa për stabilizimin e tregjeve të energjisë, përfshirë rritjen e prodhimit nga burime alternative.
Ndërkohë, tensionet kanë ndikuar edhe në tregjet financiare globale, duke sjellë luhatje në bursat ndërkombëtare dhe rritje të shqetësimeve për inflacionin dhe ekonominë globale.
