Bashkëpunëtor, koleg”, analisti Kikia ‘zbërthen’ gjuhën e kryebashkiakut të Tiranës ndaj prokurorit: SPAK e karikoi shoqërinë me…

Data

Duke analizuar deklaratat e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pasi doli nga SPAK, opinionisti Mentor Kikia i ftuar në një program televiziv tha se ai u përpoq të zhdramatizonte situatën.

“Duke parë gjuhën; bashkëpunëtor, koleg, ishte një përpjekje komunikimi për të zbehur ndarjen mes personit që merret në pyetje dhe oficerit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ka dashur të japë tonet e një komunikimi normal përtej pritshmërive me të cilën u karikua shoqëria.

Për hir të vërtetës një benzinë që i hodhi zjarrin vetë SPAK-u. Marrja në pyetje e kryetarit të bashkisë duhet të ishte gjëja më e rëndomtë pa pasur nevojë për t’u energjizuar kaq shumë media dhe politika, që të atakonte SPAK-un deri në bashkëpunim me bandën e inceneratorëve.

SPAK-u nuk guxon të pyes Veliajn. E gjithë kjo histori mund të ishte tejkaluar në mënyrë normale. Sot nuk ishte lajm çfarë tha Veliaj, por që Veliaj shkoi në SPAK”, tha Kikia.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related