Bardhyl Reso zbardh pazaret Rama-Berisha, ja si kryeministri po përpiqe t’i japë Rithemelimit vulën e PD dhe të fundosin Reformën në Drejtësi, përfaqësuesi i DASH “ua futi këmbët në një këpucë”

Data

Bardhyl Reso, i cili ka qenë ndër 13 anëtarët e parë të Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike dhe deputet i Kuvendit të parë Demokratik pluralist postkomunist ka komentuar  situatën politike në vend. Në një intervistë televizive, zoti Reso zbardh pazaret Rama-Berisha, teksa tregon se ja si kryeministri po përpiqe t’i japë vulën Rithemelimit. Po ashtu, ai thotë se kryeministri Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë tejet të interesuara të fundosin Reformën në Drejtësi, ndërsa zbulon se përfaqësuesi i DASH “ua futi këmbët në një këpucë”, duke iu treguar vijat e kuqe. Sakaq i pyetur për sherrin brenda Partisë Demokratike dhe debatin për reformën zgjedhore, ai u shpreh se themelore ngelet Reforma Zgjedhore, ndryshe gjendja nuk do të ndryshojë. Sipas tij, Partia Demokratike është shumë mbrapa me veprimet. I pyetur mbi përjashtimin e kreut të Partisë Demokratikë nga seanca e pak ditëve më parë në Kuvend nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ai theksoi se uron që Basha të shkëputet nga berishizmi. Sa i përket resorit që do të bëhet nga dhëndri i Donald Trump, ai tha se për përfitimet ekonomike, duhet parë se si e shikojnë ata që do të investojnë, pasi ata do të përfitojnë. Sipas tij, janë ata që do të investojnë me miliarda, por edhe pala shqiptare përfiton indirekt. I pyetur se si i sheh programet e qeverisë, ai theksoi se i vetmi program social që ka Partia Socialiste është se pas ditës që është festë jepet edhe dita tjetër pushim. Ndërkohë, sa i përket turizmit në vend, pasi Shqipëria vitin e kaluar pati një numër të lartë turistësh, zoti Reso shtoi se fitoi shteti dhe jo shqiptarët. Sipas tij, shtetit duhet që të krijoj mundësi që të kthehen njerëzit në vendin e vet.

-Zoti Reso, ju e keni veçuar shpesh Gazment Bardhin dhe keni thënë se di të manovrojë?

Gazment Bardhi bëri një lloj bashkimi dhe doli nga Lulzim Basha. Ai është një politikan që po tregohet pelivan për të bërë veprime dhe për të arritur ato pikësynime që i ka vënë vetes. Për çfarë e duan Sali Berishën këta? Ata e duan vetëm për përkrahësit që ka mendoj unë.

-Duket se sherri është brenda Partinë Demokratike dhe debati është për reformën zgjedhore?

Unë them se nëse amerikanët kanë besim që fraksioni Bashës do të arrijë që të konsolidohet, ata do bëjnë presion mbi gjykatën që vulën ta marrë Lulzim Basha. Edi Rama do që vulën ta ketë Sali Berisha, sepse është në interesin e tij politik, në të ardhmen e tij politike. Zyrtari amerikan Robbinsoni, tregoi përfundimisht që problemi i vendosjes së drejtësisë në normat që kanë parashikuar ata, lidhet me reformën në drejtësi do të bëhet, ndryshe nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë. Edhe pse duket sikur Rama ka një përkrahje të madhe nga amerikanët, janë thjesht interesa politike dhe rajonale që kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Themelore ngelet Reforma Zgjedhore, ndryshe gjendja nuk do të ndryshojë. Partia Demokratike është shumë mbrapa me veprimet. Është vonë, por më mirë vonë se sa kurrë.

-Po koalicionin që është folur mes Partisë Demokratike dhe Spartak Ngjelës, si e shihni ju?

Ta zëmë se do të bëhet ky koalicionin, a merr dot Spartak Ngjela vota për të dal deputet? Kjo është çështja.

-Sa i përket resorit që do të bëhet nga dhëndri i Donald Trump, si e shihni?

Nga pikëpamja e strategjisë vlera ushtarake e Sazanit në këtë shtrirje që ka sot aleanca Euro-Atlantike për mendimin tim është zero. Nuk jemi më ai vendi që dikur në kufi me Perëndimin dhe në aleat me Traktatin e Varshavës, vërtet që ishte pikë kyçe për të kontrolluar kanalin e Otrantos ose Adriatikun. Kurse tani Greqia, Turqia, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, të gjitha janë në NATO. Për përfitimet ekonomike, duhet parë se si e shikojnë ata që do të investojnë, pasi ata do të përfitojnë. Ata do të investojnë me miliarda, por indirekt edhe pala shqiptare përfiton. Pasi një pjesë e furnizimeve do të bëhen nga bregdeti ynë, turistët do të vijnë nga aeroporti i Vlorës, Vlora nga ky investim do të marrë një bum tjetër ekonomik realisht, unë kështu e gjykoj. Por si do të konkretizohet mbetet për t’u parë, pasi duhet të kemi parasysh, se ishulli për t’u furnizuar do një infrastrukturë, furnizimin me ujë, se për linjë elektrike nuk ka problem. Do më shqetësonte shumë më tepër, nëse investimi do të shtrihej në lagunën e Zvërnecit, pasi është zonë ekologjike në Sazan mund ta ruajmë ekologjinë. Në Zvërnec mendoj që do një vëmendje më serioze. Një investim amerikan në turizëm shqiptar, është prioritet tashmë. Nuk e dimë se çfarë ndërtimesh do të bëhen, hotele apo apartamente. Duhet që të kemi parasysh diçka që aty mund të blejnë edhe të huaj. Po mbase vjen puna që Trump nuk fiton dhe ai e anulon fare.

 -Do të votosh Trump sërish, apo nuk ndryshon?

Jo e kam votuar dhe nuk e votojë më, sepse ai nuk i mbajti ato premtime që ai bëri. Sot në politik po zotërojnë oligarkët dhe kjo është mënyrë tipike dhe në SHBA. Drejtimin politik e kanë marr oligarkët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Politika amerikane nuk është më ajo që ka qenë edhe më parë, për të ruajtur interesat e Amerikës.

-Mendon se po afrohet fitorja tek Trump?

Jo nuk mundet, po mbase ia brenda partisë do ta marr nominimin. Po ajo që është fatkeqësi është që amerikanët do shkojnë për të votuar për dy të moshuar. Biden e zinte gjumi që kur fliste Obama dhe jo më tani. Amerika është shtet i madh, por është e lodhshme për atë moshë të ndjek zhvillimet politike dhe duke parë edhe se në çfarë situate është sot bota.

-Po atëherë nëse nuk do të votoni Trump, kë do të votoni?

Ose do të votojë Biden ose nuk do të shkoj që të votojë fare. Biden fiton në Massachusetts dhe nuk ka nevojë për votën time.

-Ndërkohë, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca Lulzim Bashën, si e shihni?

Unë uroj që ai të shkëputet nga berishizmi. Ai ishte nga ata që luftojë më shumë kur e sulmuan.

-Për sherrin që kanë ata se kush e krijoi Partinë Demokratike, njëri thotë unë jam themeluesi dhe tjetri thotë jam unë, si e shihni?

Vazhdojmë t’i quajmë parti të djathta. Do të them kush e ka themeluar PD-në shqiptare, por jo të djathtën shqiptare sepse që nga 1946-ta nuk ka pasur në Shqipëri as elemente të së djathtës, e jo më parti. Të tërë ata njerëz që kishin mendime të pluralizmit politik në Shqipëri, mendime të së djathtës evropiane, të nacionalizmit u zhdukën në vitin 1946. Nocioni i një partie të djathtë në Shqipëri është i gabuar dhe nuk duhet të përmendet. Sepse nuk ka bazë shoqërore të një të djathte shqiptare. Edhe PD-ja që u quajt parti e djathtë, ajo ka bërë gjëra të kundërta që ka bën një parti e djathtë. Partinë Demokratike e themeloi ai që pranoi dhe shpalli pluralizmin në Shqipëri. Ai që bindi ish-Komitetin Qendror, Byronë Politike, për shpalljen e pluralizmit në Shqipëri, ishte Ramiz Alia. Pra themeluesi i pluralizmit dhe rrjedhimisht i PD-së dhe gjithë partive të tjera që u krijuan në Shqipëri është Ramiz Alia. Nuk ka themelues, as Bardhyl Reso, as Sali Berisha, as Aleksandër Meksi, etj. Biles Ramiz Alia emëroi edhe njerëzit që do shkonin nëpër parti politike. Ramzi Alia ka qenë njeri që ka kaluar situata të vështira që ajo e Tivarit dhe ka pasur dijeni për disa gjëra dhe ka kaluar tronditje të madhe dhe situata të vështira gjatë regjimit komunist. Ai ka bërë disa manipulime dhe veprime të zgjuara që i mbijetoi atij regjimi dhe terrori që Enver Hoxha vrau shokët më të ngushtë dhe ai mbijetoi. Ai ishte me bindje komuniste dhe nuk kishte bindjet e Enverit, por ishte i detyruar që t’i pranonte. Kur erdhi puna që koka e tij ishte në rrezik ai diti që të manovrojë. Ai u bind që duhen bërë ndryshime.

-Ai nuk shpëtojë vetëm kokën e tij, por edhe kokën e shumë të tjerëve, si mendoni?

Po edhe e shumë të tjerëve. Lëvizja  studentëve është e nxitur nga qeveria e atëhershme që të krijohej përshtypja e pakënaqësisë për të bërë ndryshime. Ai pranoi takimin me ta edhe pse ishte diskutuar problemi i pluralizmit, intelektualët e ndryshuan mendimin pastaj.

-Si i shihni programet e qeverisë?

Ca programi social ka Partia Socialiste, programi social i tyre është po ra dita e festës jep edhe një ditë tjetër pushim dhe thotë mos shkoni në punë. Ky është shtet karagjoz, si mundet kryeministri të nxjerr këtë lloj vendimi. Kjo tregon se ne jemi shtet dhe vend që nuk punojmë.

-Vjet në fakt ishin 10 milionë turistë që vizituan vendin mendoni se edhe këtë vit duhet që të jemi gati?

Po vjet erdhën 10 milionë, fitoi shteti, po shqiptarët ca fituan. Po pensionistët çfarë fituan? Rrogat pse nuk janë rritur? Rrogat e deputetëve janë rritur. Qeveria duhet që të kthej njerëzit në vendin e tyre dhe të punojnë në shtëpinë tënde dhe vendin tënd, shtetit duhet që të krijoj mundësi që të kthehen njerëzit në vendin e vet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related