Postimi i Bardhit:
Keqpërdorimi i mësuesve dhe nxënësve për aktivitete të stisura politike është krim! Më poshtë denoncimi i mësuesve të shkollave të mesme në qytetin e Fierit, që sot janë detyruar të braktisur mësimin për aktivitetet e Belinda Ballukut! Qytetarët e Fierit i kanë braktisur dhe sot secili prej tyre pyet: Ku është SPAK për të ndëshkuar krimet elektorale?
Denoncimi i mësuesve që janë detyruar të veprojnë në kundërshtim me ligjin, me urdhër politik të drejtuesve të shkollave:
Mirëmëngjes! Uroj të jeni mirë! Ditën e djeshme Belinda Balluku ka shpërndarë në facebook çeljen e panairit të punës në Fier. Sot, drejtorët e shkollave kanë njoftuar mësuesit të shoqërojnë nxënësit e maturave, të ndërpresin mësimin orë 3,4, dhe të shoqërojnë nxënësit në panair. Ndërprerja e mësimit nuk lejohet për çdo lloj aktiviteti, por mesa di unë, edhe pjesëmarrja në veprimtari ku marrin pjesë kandidatët për deputetë që janë shpallur zyrtarisht nga KQZ. Faleminderit!
