Bardhi: Grupe kriminale nga Fieri kanë kërcënuar dëshmitarët në dosjen e Ballukut, Rama po e mbron për të shpëtuar veten

Data

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar se në dosjen e SPAK për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku përfshihen edhe raste të presionit ndaj dëshmitarëve nga grupe kriminale që veprojnë në qarkun e Fierit.

Në një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Bardhi tha se sipas përgjimeve të prokurorisë, persona të lidhur me grupe kriminale kanë ushtruar presion ndaj dëshmitarëve dhe të pandehurve të tjerë për llogari të Ballukut.

Sipas tij, këto grupe veprojnë në Fier, zonë ku Balluku është caktuar drejtuese politike nga Partia Socialiste.

Bardhi theksoi se përgjimet e dokumentuara nga SPAK tregojnë se presioni ndaj dëshmitarëve është ushtruar pas vendosjes së masës së parë të sigurisë ndaj ish-numrit dy të qeverisë.

Deputeti demokrat akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama se po e mbron Ballukun për arsye politike dhe personale.

Sipas tij, në dosjen e SPAK ka mijëra mesazhe dhe dokumente që tregojnë ndërhyrje në tendera publikë për të favorizuar kompani të caktuara.

Bardhi deklaroi se vendimi i mazhorancës për të refuzuar autorizimin për arrestimin e Ballukut nuk është juridik, por politik.

Ai shtoi se detyra e parlamentit është vetëm të verifikojë nëse një hetim ka prapavijë politike dhe jo të zëvendësojë rolin e drejtësisë në vlerësimin e provave.

Sipas Bardhit, në një shtet ligjor askush nuk duhet të mbrohet nga drejtësia për shkak të pushtetit që ka.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related