Bardhi akuza mazhorancës në Kuvend: Tërhiqni ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

Data

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar mazhorancën në Kuvend se po shkel Kushtetutën për të mbrojtur zyrtarët e saj, duke iu referuar vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Bardhi tha se Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar me votim unanim, 8 me 0, qëndrimin sipas të cilit pezullimi i ministrave lidhet me imunitetin e tyre.

Sipas tij, vendimi i Kushtetueses ka dhënë përgjigje edhe për çështjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, duke sqaruar se roli i Kuvendit është vetëm të verifikojë nëse kërkesa e drejtësisë ka motivim politik.

Ai theksoi se deri më tani nuk është ngritur asnjë pretendim se kërkesa e Prokurorisë së Posaçme është e motivuar politikisht.

Në këto kushte, Bardhi i bëri thirrje mazhorancës që të tërheqë propozimin për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, të cilin e cilësoi antikushtetues.

“Tërhiqni propozimin dhe hapni rrugë kërkesës së prokurorisë”, u shpreh Bardhi.

Ai kritikoi gjithashtu mënyrën se si u votuan ndryshimet në qeveri, duke theksuar se kryeministri nuk ishte i pranishëm në seancë për të prezantuar ministrat e rinj.

Sipas tij, praktika parlamentare kërkon që kryeministri të paraqesë dhe të argumentojë ndryshimet në kabinet përpara se Kuvendi të votojë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related