Media britanike “The Guardian” i ka kushtuar një artikull special duke e nisur nga situata aktualet për të vazhduar më pas për ngjarjen e Beogradit.
Nuk harrohet pa u përmendur edhe Ismail Morina, por gjithashtu edhe lënia pa bileta e “Tifozave Kuq e Zi”.
Artikulli i The Guardian:
“Jashtë një kafeneje tre blloqe larg “Air Albania”, dy burra qëndronin mbi karrige dhe montonin pajisje në tendë. Dreka e së enjtes sapo kishte kaluar dhe Tirana po përgatitej për një ndeshje që mund ta kishte mbushur stadiumin kombëtar të paktën 10 herë. Nuk kishte asnjë vështirësi të identifikohej flamuri i Shqipërisë, shqiponja e zezë me dy koka që shtrihej nga qendra e tij.
