Rama e la jashtë listës së sigurtë, Braçe: Do të jem në Parlament

Data

I mbetur jashtë listës së sigurtë, deputeti socialist Erion Braçe shprehet se me hir ose me pahir, “do të më keni në Parlament”. Braçe thekson se beteja e tij është për qytetarët.

“Ju thashë qe do jem ne beteje! Betejat duan kohe ndaj duhet zgjuar herët! Betejat duan thelb, përmbajtje! Dua te jem ne kuvend për te vijuar fort betejën për te moshuarit, te ardhurat e tyre, pensionet e tyre; një beteje nderi, dinjiteti e mirëqenie për ta! tani do me hidhen ne fyt te fortët e rrjetit “aty ishe, perse nuk e bere”; janë te gjithë ata qe nuk e dine kush je, çfarë ke bere e si e ke bere, si ke votuar

Por natyrisht, jam gati tu dëshmoj te gjithëve se çfarë kam hequr tu shkul nga mendja ministrave te financës, ekuilibrin buxhetor te numrave ngulur ne koke si frike por edhe si rehat; nga 2016ta e këtej për te mbrojtur një bonus te larte për te moshuarit, kur reforma e pensioneve nuk zgjidhi hallin e madh te te ardhurave te ulëta për te gjithë ata qe kishin dale ne pension para saj-reformës; përballë me ministra qe “kujdeseshin” për buxhetin e ne fund te vitit linin pa përdorur 40, 50, 60, 100, 430 milionë euro pa përdorur!

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related