“Balluku kryetare e organizatës kriminale, Agasi mafia” – Berisha thirrje për revoltë të qëndrueshme: Rama të largohet nga pushteti

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke deklaruar se Belinda Balluku është “kryetare e një organizate kriminale” dhe se bashkë me Ergys Agasin dhe zyrtarë të tjerë përbëjnë atë që ai e quajti hapur “mafia e pushtetit”.

Në një prononcim për mediat, Berisha tha se kryeministri Edi Rama është i ngërthyer kokë e këmbë nga ky grup dhe se, për këtë arsye, ka vendosur të bllokojë zbatimin e ligjit, vendimet e prokurorisë dhe të gjykatave. Sipas tij, Rama ka dalë hapur kundër heqjes së imuniteteve dhe arrestimit të krerëve të organizatave kriminale.

“Lubi Balluku është kryetare e një organizate kriminale, por kapo i kapove është vetë Edi Rama”, u shpreh Berisha, duke theksuar se kryeministri po përdor gjithë pushtetin dhe brutalitetin e shtetit për të mbrojtur veten dhe rrethin e tij.

Kreu i opozitës deklaroi se shpresa e vetme përballë kësaj situate mbetet reagimi i qytetarëve dhe paralajmëroi se Rama do të përballet me drejtësinë, kudo që të shkojë. “Edhe prapa diellit po të shkojë, do ta sjellim para gjykatës”, tha ai.

Berisha bëri thirrje për protesta të qëndrueshme dhe të pandërprera, me synimin e vetëm largimin e Edi Ramës nga pushteti. Sipas tij, revolta e parë e qytetarëve e ka treguar qartë se ndryshimi është i mundur, por ai kërkoi që reagimi të mos jetë i përkohshëm.

“Jo një ditë, jo dy apo tre, por aq sa duhet për ta larguar. Bulevardi dhe sheshet duhet të jenë të qytetarëve”, deklaroi Berisha, duke shtuar se opozita do të punojë për të bindur qytetarët për sakrifica në një revoltë paqësore.

Në përfundim, Berisha e cilësoi qeverinë aktuale si regjimin më të urryer që shqiptarët kanë pasur pas diktaturës komuniste dhe theksoi se largimi i saj është i domosdoshëm për rikthimin e ligjit, demokracisë dhe dinjitetit në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related