Kurti: Republika ndërtohet me punë të përbashkët, jo me imponim

Data

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi në seancën solemne për 18-vjetorin e Pavarësisë se zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit dëshmuan edhe një herë vlerën e demokracisë dhe të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Në fjalën e tij në Kuvend, Kurti theksoi se Republika nuk mund të ndërtohet përmes imponimit nga jashtë, por përmes angazhimit dhe punës së përbashkët brenda vendit, duke iu referuar edhe sfidave politike të vitit të kaluar.

“Republika nuk detyrohet së jashtmi, me imponim e dhunë, por ndërtohet së brendshmi me punën tonë të përbashkët”, u shpreh ai, duke shtuar se qeveria e re do të vijojë angazhimin për zhvillim ekonomik, forcim të sigurisë dhe thellim të arsimit e kulturës.

Kurti nënvizoi se do të mbështetet prodhimi inteligjent dhe konsolidimi i rritjes ekonomike, të shoqëruar me rritje të mirëqenies sociale. Ai përmendi gjithashtu liberalizimin e vizave me zonën Shengen, duke theksuar se pasaporta e Kosovës është më e fortë se kurrë më parë.

Duke u ndalur te situata ndërkombëtare, kryeministri tha se pasiguria globale është shtuar dhe se blloku perëndimor ka nevojë për më shumë koherencë të brendshme për të garantuar sigurinë, lirinë dhe të drejtat. Ai rikonfirmoi angazhimin e qeverisë për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe për anëtarësim në NATO.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related