Balluku e “zboi” nga Divjaka/ Braçe: Më larguan pa dëshirë, lajmin e mora vesh nga media

Data

Erion Braçe ka folur për herë të parë për largimin nga zona e Divjakës, pas përplasjes me drejtuesen e Qarkut të Fierit Belinda Ballukun, të cilën nuk do ta mbulojë për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Braçe deklaroi se e kanë larguar pa dëshirë, pasi ka këmbëngulur prej 1 jave që të mos lëvizë nga zona e tij elektorale për shkak të marrëdhënieve që ka krijuar me banorët e zonës

I pyetur nëse a i kanë thënë një arsye pse e largoi Rama dhe Balluku nga Divjaka, Braçe tha se nuk e merr të mirëqenë atë që i kanë thënë, duke mos qenë një arsye konkrete.

Deputeti socialist nuk dha një përgjigje konkrete kur u pyet nëse ishte Rama apo Balluku, ai që e mori vendimin për largimin e tij nga Divjaka, teksa shtoi më tej se lajmin e ka marrë vesh nga media. Gjithashtu, Braçe deklaroi se nuk ka ende një vendim për caktimin e tij në njësinë nr. 5 në Tiranë.

“Erion Braçe nuk ka lënë gjë. Erion Braçe në harkun e vetëm një jave nuk ka dashur të lëvizë nga zona e tij elektorale dhe ka një arsye, unë nuk jam nga ata deputetët që ndërron zonë elektorale, as për t’i ikur përgjegjësive të mia, as se nuk kam përmbushur përgjegjësitë e mia, nuk jam nga ata deputetë që ndërroj numër telefoni, kam të njëjtin numër që kam pasur në Berat që kur janë vendosur kompanitë e terlefonisë së lëvizshme dhe s’e kam ndërruar se kjo është marrëdhënia që kam me njerëzit.”, tha Braçe.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related