Hetimi i SPAK zbërthen “manualin 5B” për tunelin e Llogarasë

Data

I ftuar në një studio televizive, gazetari Elkier Bushkolaj foli mbi hetimet e SPAK për aferën e tunelit të Llogarasë, ku nën akuzë janë vënë disa zyrtarë të lartë, mes tyre edhe zëvendëskryeministrja. Ai u shpreh se bëhet fjalë për një skemë të mirëfilltë korrupsioni, të cilësuar si “manuali 5B”, e ngjashme me atë të “5D”-së në Bashkinë e Tiranës, por që këtë herë përfshin tendera prej miliona eurosh në infrastrukturë dhe energji.

Sipas Bushkolajt, tenderi fillestar me vlerë 124 milionë euro u anulua për t’u rihapur më pas me 190 milionë euro dhe për t’u fituar nga një kompani turke, në një proces ku fituesi ishte i paracaktuar. Ai theksoi se “gjakderdhja financiare” në këtë sektor është e thellë, ndërsa asnjë prej zyrtarëve të përfshirë nuk ka vepruar pa “bekimin nga lart”.

Bushkolaj nënvizoi gjithashtu se shumë nga zyrtarët e përfshirë në hetim kanë pasur një rritje të pazakontë të pasurisë, duke ngritur dyshime se paratë e korrupsionit janë pastruar përmes investimeve në pasuri të paluajtshme. Ai theksoi se ndjekja e rrugës së parave do të jetë thelbësore për të zbuluar përfituesit e vërtetë dhe ideatorët politikë të kësaj skeme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related