Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka hedhur akuza të forta ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke deklaruar se ajo do të hetohet për “organizatë kriminale”.
I ftuar në një studio televizive, Balliu u ndal te zhvillimet politike në vend dhe te protestat e opozitës, ndërsa theksoi se çështja e Ballukut, sipas tij, përbën një skandal të madh.
“Ka 300 apartamente, edhe Trump e ka zili. Edhe Trump nuk i ka 300 apartamente, i ka zëvendëskryeministrja e vendit më të varfër. Ajo do hetohet për organizatë kriminale”, u shpreh ai me tone ironike.
Gjatë diskutimit, Balliu tha se edhe faktori ndërkombëtar e ka bërë të qartë se korrupsioni nuk mund të mbizotërojë mbi procesin e integrimit europian.
“Elementi ndërkombëtar, elementi i brendshëm dhe qëndresa për të mos tradhtuar një kauzë janë thelbësore. Nëse protesta ndalon nesër, i shërben pushtetit”, deklaroi deputeti demokrat.
