Gazetari Basir Çollaku foli për hetimet e SPAK ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe AKSHI-t, të cilat i cilësoi si organizata kriminale.
Më tej zyrën e biznesmenit në kërim Ergys Agasi në ish-bllok, Çollaku e krahasoi me dosjen Epstein, ku aty ndodhen dhe orgji, përveç korrupsionit me ministra të përfshirë sipas tij dhe ku janë marrë vendime qeveritare.
Çollaku: GJK në këtë emergjencë ky afat dhe kjo sjellje mund të konsiderohet si pengesë e drejtësisë. Këshilli mandateve nuk ka lidhje me vendimin e GJK. Peleshi tha më tha Taulanti s’di gjë. Ça është kjo lojë fëmijësh.
Thelbësore, Balluku ka materiale shantazhuese për kryeminsitrin. Ajo e detyron të sillet si çdo ajo. Dhe jo ta braktisë siç ka bërë. Te zyra e Bllokut te Gysi aty kemi Epstein, me orgjira me korrupsion. Ka shkuar biznesmen aty, ministra? Prokuror? Aty janë marrë vendime. SHBA po bën presion për luftë ndaj narko terrorizmit. Kanë ardhur këto dhe thonë ta luftojmë së bashku, kush janë të lidhur? Segmentet e pushtetit.
Agjenda amerikane është e pandryshueshme. Ata caktojnë deputetë, kryetar bashkish. Drejtorë policish. Jemi në një situatë të vështirë të drejtësisë dhe presioni shkon te ato 20 vetë. Ata duhen mbështetur për të shkuar te përballja e çdo pushtetari me drejtësinë.
