Juristja Enida Bozheku ka komentuar rritjen e masave të sigurisë për ish-drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, ndërsa e cilëson këtë situatë si pasojë të një klime nxitëse, të ushqyer nga gjuha politike dhe presioni ndaj institucioneve të drejtësisë.
Sipas Bozhekut, retorika e përdorur nga kryeministri ndaj prokurorëve dhe SPAK-ut mund të shërbejë si nxitje edhe për grupe kriminale, lidhjet e të cilave me politikën, sipas saj, janë të fuqishme.
“Zoti Dumani, në këto tre vite që ishte drejtues i SPAK, tregoi forcë karakteriale dhe guxim që nuk ishte parë më parë, i dha një lloj shtytje shumë të fuqishme dosjeve të nxehta. Normalisht, kushdo që ka interes për të pushuar zërin e kujt kërkon të vërtetën do bëj çfarëdolloj forme për ta ndaluar”, shprehet Bozheku.
Bozheku thekson se largimi nga detyra e bën një prokuror edhe më të ekspozuar ndaj rrezikut.
“Ikja nga detyra e bën më të rrezikshme. Bota kriminale e ka më të thjeshtë të të godasin në momentin që t’i ke rënë nga ajo që është pozita e qendrës së vëmendjes. Titullari ka një tjetër status dhe ndryshon në momentin që t’i del në pozicionin e thjeshtë. Kuptohet që t’i tashmë je më vurnerabël sepse nuk je më në qendër të marrëdhënieve ndërkombëtare, të zyrave me jashtë”, tha ajo.
Megjithatë, ajo ngre pikëpyetje mbi gatishmërinë reale të Gardës së Republikës për të garantuar sigurinë e tyre, duke qenë se ajo varet drejtpërdrejt nga Kryeministri.
Enida Bozheku: Kjo është një lloj nxitje dhe mesazheve që i drejtohen edhe grupeve kriminale dhe gjuha që kryeministri po përdor ndaj prokurorëve, nxit këto grupe, që duam apo nuk duam ne, lidhjen me politikën e kanë shumë të fuqishme. Historia e tregon, dosja Balluku në një lloj mënyre do të zbuloj edhe të vërtetat të kësaj gjëje, do të ketë lidhje të tjera se është dosje me shumë volum.
Zoti Dumani, në këto tre vite që ishte drejtues i SPAK, tregoi forcë karakteriale dhe guxim që nuk ishte parë më parë, i dha një lloj shtytje shumë të fuqishme dosjeve të nxehta. Normalisht, kushdo që ka interes për të pushuar zërin e kujt kërkon të vërtetën do bëj çfarëdolloj forme për ta ndaluar.
Mendoj se është paraqitur në KLP, janë çuar prova reale që ne nuk kemi pse t’i dimë cilat janë faktet që kanë shkuar kundër këtyre dhe nga kanë ardhur. Nuk është vetëm ajo që shihet në publik, padyshim, ka shumë më tepër, dhe mendoj që vijnë me porosi të mirëkalibuara, kundër atyre prokurorëve që kanë dosje të nxehta. Ikja nga detyra e bën më të rrezikshme. Bota kriminale e ka më të thjeshtë të të godasin në momentin që t’i ke rënë nga ajo që është pozita e qendrës së vëmendjes.
Titullari ka një tjetër status dhe ndryshon në momentin që t’i del në pozicionin e thjeshtë. Kuptohet që t’i tashmë je më vurnerabël sepse nuk je më në qendër të marrëdhënieve ndërkombëtare, të zyrave me jashtë. Mendoj se është mënyra më e mirë e mundshme që ka bërë zoti Braho për të kërkuar mbështetjen e forcave të tjera të policisë, Garda e Republikës, që duhet të jetë pjesë e lojës edhe pse Garda varet direkt nga kryeministri. Po sa në gjendje është të përgjigjet Garda ndaj mbrojtjes së prokurorëve?
