Balliu: U krijua KAYO për të mbyllur News24, por qëndresa e gazetarëve e mbajti televizionin në transmetim

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka folur pasditen e sotme në emisionin “Kjo Javë”, ku ka rikujtuar atë që e cilësoi si një sulm shtetëror ndaj mediave të Focus Media Group, i ndodhur në muajin gusht.

Sipas Balliut, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka qenë ideatorja e krijimit të kompanisë KAYO, me qëllim zhdukjen e televizionit News24, në një akt hakmarrjeje politike. Ai theksoi se ky plan nuk u realizua falë qëndresës së gazetarëve dhe stafit të televizionit.

“Kanë koordinatorë që paguajnë paratë e mediave. U shpik KAYO për të zhdukur televizionin. Falë kurajës suaj qëndruat dhe sot keni një shikueshmëri edhe më të madhe”, u shpreh Balliu gjatë fjalës së tij.

Deputeti demokrat deklaroi se kryeministri Edi Rama ndodhet në një situatë të vështirë politike dhe po kërkon mënyra për të shpëtuar veten, ndërsa sipas tij, Balluku e ka bërë të qartë se nëse largohet ajo, do të tërheqë edhe të tjerë me vete.

“Rama ka hallin e vetes dhe të familjarëve. Ky është një debat i brendshëm mes tij dhe Ballukut. Ai kërkon ta largojë për të mbrojtur veten”, tha Balliu.

Ai shtoi se vetëm pak muaj më parë, Balluku krenohej publikisht për rezultatet politike në Fier, ndërsa sot, sipas tij, ndodhet në një situatë krejt tjetër, nën presion dhe përballë akuzave të rënda.

Balliu e cilësoi të gjithë situatën si një tregues të qartë të përpjekjeve për kontroll të medias dhe frikës së qeverisë nga zëri kritik, duke theksuar se rezistenca e gazetarëve ka qenë vendimtare për të mos lejuar mbylljen e News24.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related