Ukraina do të humbasë luftën e saj kundër Rusisë nëse Shtetet e Bashkuara ndërpresin fondet ushtarake për Kievin. Kështu u shpreh presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për Fox News.
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump është skeptik për miliardat që administrata e Joe Biden i ka dhënë Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022. Manjati ka premtuar vazhdimisht se do t’i japë fund luftës, por nuk ka arritur të japë detaje se si do të bëje këtë.
“Uniteti midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara është gjëja më e rëndësishme. Trump mund të ndikojë në Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës, sepse ai është shumë më i fortë se presidenti rus”, shtoi Zelensky për Fox.
Putini “mund të jetë i gatshëm t’i japë fund kësaj lufte, por ai varet edhe më shumë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Putini është më i dobët” se SHBA, tha Zelensky.
