Avokati i Veliajt pas vendimit të GJKKO: “Hapni provat, kafazin dhe kamerat”, kërkon transparencë të plotë në proces

Data

Avokati i Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka reaguar pas vendimit të Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të rrëzuar kërkesat e mbrojtjes në seancën e fundit gjyqësore.

Në deklaratën e tij, Ndreca paraqiti tre kërkesa kryesore: hapjen e plotë të provave, sigurimin e kushteve dinjitoze për të pandehurin dhe transparencën e procesit përmes transmetimit të seancave.

Sipas tij, mbrojtja kishte kërkuar që në sallë të paraqiteshin dhjetëra fashikuj me prova në format digjital, të cilat pretendon se nuk janë shqyrtuar as nga gjykata dhe as janë vënë në dispozicion të plotë të të pandehurit.

Avokati ngriti shqetësimin se gjykata nuk ka verifikuar këto materiale dhe ka konsideruar të përfunduar fazën e njohjes me aktet, duke refuzuar çdo kërkesë për kontroll të tyre në seancë.

Ai kritikoi gjithashtu refuzimin për transmetimin live të procesit, duke argumentuar se kjo bie ndesh me standardet e transparencës, si dhe kundërshtoi mbajtjen e të pandehurit në strukturë xhami gjatë gjyqit, duke e cilësuar si trajtim jo të barabartë.

Ndreca shtoi se këto zhvillime ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën e zhvillimit të procesit dhe garantimin e të drejtave të mbrojtjes, ndërsa paralajmëroi se këto çështje do të vijojnë të ndiqen në hapat e mëtejshëm ligjorë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related