Korreshi publikon pamje nga Çermë Sektori: Ndotje me fekale pranë banesave, kërkon ndërhyrje urgjente

Data

Saimir Korreshi ka publikuar pamje nga zona e Çermë Sektorit, në njësinë administrative Tërbuf, Divjakë, ku denoncon ndotje të rëndë mjedisore pranë banesave.

Sipas tij, kanalet kulluese në zonë janë të mbushura me ujëra të zeza, mbetje urbane dhe materiale inerte, duke krijuar kushte të vështira jetese për banorët dhe rrezik për shëndetin publik.

Deputeti thekson se kjo situatë vazhdon prej më shumë se një viti pa ndërhyrje nga institucionet, pavarësisht denoncimeve të përsëritura. Ai akuzon autoritetet vendore për mungesë reagimi dhe menaxhim të dobët të mbetjeve dhe sistemit të kanalizimeve.

Në reagimin e tij, Korreshi apelon për masa të menjëhershme për pastrimin e zonës dhe përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare, duke theksuar se banorët përballen çdo ditë me ndotje dhe erë të rëndë shumë pranë shtëpive të tyre.

Ai e lidh këtë situatë edhe me standardet e jetesës dhe aspiratat për integrimin europian, duke ngritur shqetësimin për nivelin e shërbimeve publike në zonat rurale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related