Autorë të 6 vjedhjeve, policia prangos dy vlonjatët

Data

Dy persona janë arrestuar në Vlorë në kuadër të operacionit policor të koduar “Rulot”.

Policia ka zbardhur dhe dokumentuar 6 raste të vjedhjes, të kryera në Dukat, Radhimë dhe Orikum, teksa janë vënë në pranga dy autorët e dyshuar

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, më datë 14.12.2024, në fshatin Dukat, kanë vjedhur një shumë prej 700 euro dhe 25,000 lekë në banesën e një shtetaseje dhe një rulot në pronësi të shtetasi, i cili u gjet dhe u sekuestrua.

Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas dyshohen si autorë të 4 vjedhjeve të tjera të kryera gjatë 3 muajve te fundit, konkretisht: Vjedhje të disa koshereve të bletëve në Radhimë dhe Llogara dhe vjedhje të disa bagëtive në Radhimë dhe Orikum.

Njoftimi i Policisë:

“Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rulot”.

Zbardhen dhe dokumentohen 6 raste të vjedhjes, të kryera në Dukat, Radhimë dhe Orikum.

Identifikohen dhe vihen në pranga dy autorët e dyshuar. Sekuestrohet ruloti i vjedhur, që u gjet i fshehur, në banesën e njërit prej autorëve.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Rulot,” si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

J. S, 26 vjeç, banues në Orikum;
G. G., 38 vjeç, banues në Dukat.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, më datë 14.12.2024, në fshatin Dukat, kanë vjedhur një shumë prej 700 euro dhe 25,000 lekë në banesën e shtetases R. I, si dhe një rulot ( camper) në pronësi të shtetasit A. C, i cili u gjet dhe u sekuestrua gjatë kontrollit të banesës së shtetasit G. G.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related