Artur Meçollari plas “bombën”, zbulon dy dosjet korruptive që po terrorizojnë Edi Ramën, celularët e sekuestruar dhe…

Data

Nuk e shoh si një lëvizje politike të SPAK. Është një proces hetimi i pavarur. Kuptohet, SPAK ka mbështetje popullore, ky është fakt. Kryeministri kërkon ti japi ngjyrime politike deri në argumenta banale. Për më tepër shantazhi ndaj SPAK dhe GJKKO, si nga Kryeministri, apo dhe së fundmi e Ministrisë së Brendshme, janë shenja negative. SPAK ka goditur, sipas gjuhës jo realiste “nga të gjitha krahët”, por që në fakt janë goditje kundër korrupsionit pa ngjyrime politike dhe pa u ndikuar nga procesi zgjedhor. SPAK duhet deri në fund të ruaj paanësinë politike pavarësisht nga shantazhet e të gjitha krahëve dhe së fundmi i Kryeministrit Rama. Në vendimin e GJKKO ka prova se Veliaj dhe familjar të tij kanë shantazhuar dhe manipuluar dëshmitarët. Por argumenti i Kryeministrit se u la Tirana pa kokë nuk qëndron. Ngeli Koreja e Jugut, 53 milion banorë pa kokë, kur ju arrestua Presidenti në detyrë, dhe sot jetojnë më mirë.

-Çfarë fshihet pas sulmeve të Edi Ramës ndaj SPAK? Është mbrojtje ndaj vetes, aleatëve apo një përpjekje për të delegjitimuar institucionin?

Që Erion Veliaj pritej të arrestohej dhe kjo kishte kohë që qarkullonte. Edhe vetë veprimet e Kryeministrit Rama e kanë demostruar këtë, si heqja e disa kompetencave Kryetarit të Bashkisë lidhur me menaxhminin e territorit, apo largimi nga drejtimi i fushatës elektorale në Tiranë, etj. Lufta e sotme e Edi Ramës, nuk lidhet me mbrojtjen e Erion Veliajt. Ai po krijon një situatë që të garantoj nesër mbrojtjen ndaj vetes. Rama do të synoj deri në fund ti shpëtoj drejtësisë. Në mëngjesin e parë pas arrestimit të Veliajt, Rama në daljen TV e lidhi atë ngjarje edhe me “sekuestron preventive” të bazës detare të Sarandës.

Mënyra si Rama e ka mbrojtur vitin e fundit investimin në bazën detare të Sarandës, kundër vendimeve të katër gjykatave, përfshirë dhe Gjykatën Kushtetuese, të lë të kuptosh se Rama është bashkëinvestitor. Hetimet për Sarandën kanë përfunduar dhe vendimet e gjykatave shprehen se VKM nr. 514, 1 korrik 2020, është në shkelje të ligjit dhe sigurisë kombëtare. Edhe pse hetimi ka mbaruar, jo vetëm për këtë, por dhe për Shëngjinin, nuk e dimë çfarë kanë arritur të gjejnë hetuesit në celularët e sekuestruar apo nga dëshmitarët e të pyeturve dhe që mund të kompromentojë Z. Rama. Një gjë është e qartë Z. Rama është shumë i shqetësuar nga hetimi i bazës detare të Sarandës.

-Duke parë zhvillimet e fundit, a ka gjasa reale që Edi Rama të përballet me drejtësinë, apo ai do të arrijë ta shmangë atë përmes ndikimit politik?

Sot me Edi Ramën, në detyrën e Kryeministrit, koalicioni anti-SPAK është i kompletuar. Kjo pasi pritet beteja përfundimtare kundër korrupsionit. Dhe kuptohet, Edi Rama nuk përjashtohet nga Hetimi. Mjafton investimi i Portit të Durrësit për të çuar Edi Ramën përpara drejtësisë. Ka qenë protagonist mediatik dhe institucional për tjetërsimin e Portit të Durrësit. Një investim që bie në kundërshtim me neni nr. 74 të MSA, e cila sipas nenit nr. 122 të Kushtetutës “ka epërsi mbi ligjet e vendit që nuk pajtohen me të”. Pra, lufta e sotme kundër SPAK dhe GJKKO e Kryeministrit Edi Rama, nuk lidhet me mbrojtjen e Erion Veliajt. Ai tanimë është në proces dhe vendimet e të gjitha shkallëve do ta provojnë nëse është fajtor apo jo. Ajo lidhet me parandalimi të mundshëm të një hetimi penal ndaj Kryeministrit Edi Rama.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related