Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e trefishtë në Memaliaj. Disa orë pas ngjarjes u gjet duke u djegur mjeti i dyshuar se është përdorur gjatë atentatit. Ndërkohë sot bëhet me dije se brenda mjetit janë gjetur armë të cilat dyshohet se mund të jenë për të vrarë Shyqyri Kalemin dhe kamarien e klientin e lokalit ku ndodhi ngjarja.
Armët pritet ti nënshtrohen analizave për të faktuar nëse janë përdorur ose jo në atentatin që shkaktoi 3 viktima dhe nëse ka gjurmë daktiloskopike të autorëve, që më pas mund të çojnë në identifikimin e vrasësve.
Mësohet se policia ka ngritur postoblloqe dhe po ushtron kontrolle në aksin Levan-Tepelenë, ku dyshohet se mund të ketë gjurmë të atentatorëve. Atentati dyshohet se mund të jetë porositur nga Dubai. Dyshohet se atentati është kryer nga vrasës me pagesë, ndërsa pista kryesore ku po hetohet janë përplasjet mes fiseve Kalemi dhe Papa.
